Vendosni fjalën kyçe....

Kur i shet dhëmbët që në të gjallë

Nga Hysni Gurra

Kishte qenë dikur një hebre, tregtar me nam, siç njihen në këtë zanat prej mijëra vitesh.

Shkon në një zonë të Turqisë, e cila njihej po ashtu për tregti, në Kajseri.

Pyet kush është tregtari më i madh në këto anë, dhe të gjithë i japin të njëjtën përgjigje, Mehmeti.

Kurioziteti, nervi, e çojnë te dyqani i Mehmetit.

Futet në dyqan, bosh, asgjë prej gjëje.

E pyet Mehmetin, -Jeni tregtar, -po përgjigjet ai.

-Po çfarë tregtoni se dyqani bosh?!

-Gjithçka, përgjigjet turku. -Ja p.sh, shoh që ju paskeni dhëmbë shumë të mirëmbajtur, a m’i shisni mua?

-Si?!

-M’i shit mua dhëmbët!

-Po si t’i shes, unë dhëmbët i kam në punë!

-Jo tani, t’i vendosi çmimin, unë të paguaj, dhe s’kam punë me ty sa je gjallë, kur të vdesësh dhëmbët do t’i marr unë.

-Ah, ashtu po, dakord, t’i shes, me paguaj 10 napolona flori dhe jemi në rregull.

Ashtu bëri Mehmeti, pagoi 10 Napolonat. Hebreu doli nga dyqani turkut duke nënqeshur dhe menduar me veten, -kur qenka ky tregtari më i suksesshëm në këtë vend, unë bëj namin në tregti këtu.

Ashtu bëri, hapi një dyqan afër lagjes ku ndodhej dyqani Mehmetit. Filloi punë për bukuri.

Shkon Mehmeti një ditë me dy persona të tjerë. -të lutem hape pak gojën se kanë ardhur këta dy blerës për dhëmbët, sa t’i shohin dhe pastaj vazhdo ti, siç kemi rënë dakord.

Hap gojën hebreu, e shohin, e kontrollojnë dhe ikin.

Të nesërmen, Mehmeti, prapë te dyqani me dy persona të tjerë. -Janë myshteri.

Tjetrën ditë, prapë Mehmeti me dy persona tjerë. -Ore ç’është kjo punë, ç’bën kështu, unë nuk jam gomar të hap gojën çdo ditë!

-Unë po respektoj marrëveshjen, thotë Mehmeti, nuk po t’i marr, t’i mbaji dhëmbët sa të jesh gjallë janë në përdorimin tënd, siç kemi rënë dakord.

-Ore lere marrëveshjen, na 10 napolonat flori edhe ik zhduku.

Sa, saaa? 10 napolona? Po mua 20 m’i kanë dhënë dhe nuk i kam shitur?!

-Aman, sa do? Na 30 dhe mu hiq, u lut hebreu.

Mori 30 napolonat Mehmeti dhe u kthye në dyqanin e tij bosh për të vazhduar tregtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *