Vendosni fjalën kyçe....

553 raste të reja me Covid-19 në vend, humbin jetën në spital 9 persona


9 persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me covid-19, ndërsa rastet e reja të regjistruara janë 553. Sipas njoftimit zyrtar janë kryer 2184 testime.

Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.

Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 309 persona nga të cilët 22 janë në terapi intensive me 9 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *