Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Brenda vitit 2021 vaksinojmë 50% të popullsisë ndaj Covid-19


Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka pohuar sot se parashikohet se 50 për qind e popullatës do vaksinohet kundër Covid-19 brenda vitit 2021.

Ai tha se kategoritë e para që do vaksinohen do jenë personeli shëndetësor, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 65-vjeç.

Zemaj shtoi se në periudhën 2021-2022 parashikohet që të vaksinohen rreth 1 milion persona.

“Ministria e Financave ka deklaruar që financimi i zinxhirit të ftohtë është aprovuar dhe do të bëhet me COUNCIL of Europe Development Bank Loan me shumë prej 2,3 milionë euro. Kategoritë prioritare të cilat janë planifikuar të imunizohen me vaksinat kundër COVID-19, janë punëtorët shëndetësorë, popullata mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, personat e rendit dhe sigurisë publike, dhe sigurisht mësimdhënësit. Fillimisht janë planifikuar 360,000 vaksina apo 740,000 doza të vaksinës, ku do të vaksinohet 20 për qind e popullatës. Gjatë vitit 2021 planifikohet të bëhet vaksinimi masiv i popullatës deri në 50 për qind. Njëkohësisht është bërë planifikimi i vaksinimit masiv të popullatës në Kosovë 2021-2022 me vaksinën kundër COVID-19 ku planifikohen 522,927 hera 2 doza, që nënkupton 1, 045,914 doza të vaksinës.” – ka thënë Zemaj.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet