Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Zgjedhjet janë shumë më të sigurta në Afganistan se në SHBA


Presidenti Donald Trump ka pohuar se ‘zgjedhjet në Afganistan janë shumë më të sigurta dhe administrohen shumë më mirë’ sesa ato në SHBA, duke rrëfyer për një bisedë me një ushtarak amerikan që punon në vendin aziatik.

“Një ushtarak që punon në Afganistan më tha se zgjedhjet në Afganistan janë shumë më të sigurta dhe administrohen shumë më mirë sesa Zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2020.” – shkroi Trump të shtunën.

“Në zgjedhjet tona, me miliona e miliona fletëvotimi të manipuluara me anë të postës, u bë si në zgjedhjet e një vendi të botës së tretë. Janë zgjedhjet e një vendi të botës së tretë.” – shtoi ai, duke iu referuar Joe Biden si një ‘President i rremë!’

Trump ka kaluar pjesën më të madhe të dy muajve të fundit duke pretenduar se Biden fitoi zgjedhjet e këtij viti me manipulim, duke përmendur zgjatjen e afateve të votave me postë, numërimin e votave pas dyerve të mbyllura dhe ‘çrregullimet’ e kompjuterit si provë e ‘zgjedhjeve të manipuluara’.

Sfidat e tij ligjore, megjithatë, kanë dështuar në gjykatat shtetërore dhe federale dhe Biden ka të ngjarë të inaugurohet si president në 20 janar.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet