Templates by BIGtheme NET

Prokuroria ruse heton Navalny-n, e akuzon se përdori për qëllime personale fondet e OJQ-sve që drejton

Komiteti Hetimor i Rusisë njoftoi të martën se ka nisur një hetim të ri ndaj aktivistit të opozitës, Alexey Navalny, për të përcaktuar nëse ka prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për mashtrim.

Sipas prokurorëve, Navalny shpenzoi rreth 356 milionë rubla (4.8 milionë dollarë) para të mbledhura për aktivitete politike dhe gazetareske për ‘qëllime personale’ duke përfshirë ‘blerje të pasurive personale, pasurive materiale dhe pagesa të shpenzimeve, duke përfshirë udhëtimet jashtë vendit’.

Prokuroria pretendon se fondet dolën nga më shumë se 588 milionë rubla (5.9 milionë dollarë) të dhëna grupeve të lidhura me aktivistin e shquar, duke përfshirë Fondin Kundër Korrupsionit dhe Fondin për Organizimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve. Zëdhënësi i Komitetit e përshkruan këtë si dëshmi të ‘mashtrimit në një shkallë veçanërisht të gjerë’.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*