Vendosni fjalën kyçe....

“Guxo”-Vjosa Osmani zbulon sloganin për zgjedhjet e parakohshme


Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se slogani i listës me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë është “Guxo”.

Osmani e ka bërë me dije sloganin e listës së saj përmes ‘Facebook’-ut, në ditën e parë të vitit dhe vetëm disa javë përpara zgjedhjeve, e cila ka ngarkuar edhe një fotografi të logos së listës.

Vjosa Osmanit i janë bashkëngjitur në projektin e saj, disa nga asamblistët e LDK-së, parti me të cilën në zgjedhjet e kaluara ajo ishte kandidatja për kryeministre.

Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.

Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim.  Andaj GUXO!

Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”-shkruan Osmani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *