Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Trumpit për republikanët që nuk kundërshtojnë zgjedhjet: Karriera e tyre ka mbaruar


Djali i presidentit Donald Trump, Eric, ka deklaruar se senatorët republikanë dhe kongresmeni që nuk do bashkohen me përpjekjet për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve gjatë një seance të përbashkët të Kongresit të mërkurën, do të humbin karrierën e tyre politike.

“E nesërmja do t’ju tregojë shumë për vendin. Sepse unë mund t’ju them Sean, se ndonjë senator ose ndonjë kongresmen, që nuk lufton nesër – karriera e tyre politike ka mbaruar sepse lëvizja MAGA nuk po shkon askund. Babai im ka krijuar lëvizjen më të madhe politike në historinë amerikane. ”- është shprehur Eric Trump.

Ai shtoi: “Ata do të humbin nëse nuk tregojnë një shtyllë kurrizore dhe tregohen të bindur.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *