Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona fiton bindshëm ndaj Granadas


Barcelona ka arritur të triumfojë në transfertë ndaj Granadas me rezultat bindës 0:4, në kuadër të javës së 18-të në La Liga. Griezmann dhe Messi shkëlqyen sonte me nga dy gola secili, për t’ia dhënë Barcelonës fitoren e radhës.

Fillimisht, Griezmann realizoi në minutën e 12-të, për ta vazhduar Messi me dy gola në minutat 35-të dhe 42-të

Ky ishte njëherit edhe rezultati i pjesës së parë. Në atë të dytën pamë edhe një gol tjetër nga Griezmann në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Barcelona shkoi në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë, kurse Granada mbetet e shtata me 24 pikë të tubuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *