Templates by BIGtheme NET

Bylisi ndal Tiranën, Kastrioti barazon me Skënderbeun, Laçi me 10 lojtarë fiton ndaj Kukësit

Kanë përfunduar 3 sfidat e para në Superligën shqiptare.

Tirana është ndalur në një barazim pa gola ndaj Bylisit, ndërsa sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Kastriotit ka përfunduar në barazim 2-2.

Golat për krutanët u shënuan nga Shkalla dhe Mehmeti, ndërsa për Skënderbun shënoi Mensah dhe Vangjeli.

Kukësi ka marrë një tjetër humbje, këtë radhë përballë Laçit.

Edhe pse me 10 lojtarë, verilindorët nuk mundën të bënin asgjë përballë kurbinasve.

Golat për Laçin u shënuan nga Musta, Harmon dhe Xhixha. Ndërsa për Kukësin të dy golat u shënuan nga pika e bardhë dhe përkatësisht nga Taipi dhe Friday.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*