Vendosni fjalën kyçe....

“Twitter” e pezullon përfundimisht llogarinë e Donald Trumpit


“Twitter” ka deklaruar se e ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Kjo për shkak të rrezikut se ai mund të nxisë më tepër dhunën pas sulmit të Kapitolit nga mbështetës të presidentit, që ndodhi të mërkurën.

Llogaria e Trumpit kishte më shumë se 8 milionë ndjekës.

“Pas rishikimit nga afër të postimeve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës.“- tha kompania në një postim, citon Reuters.

Kjo është hera e parë që “Twitter” ndalon një kryetar shteti.

Kompanitë e mediave sociale kanë lëvizur me shpejtësi për të goditur presidentin amerikan dhe disa prej aleatëve dhe mbështetësve të tij të djathtë, pas trazirave në Ëashington, ku humbën jetën pesë persona.

Trump ka përdorur në mënyrë të përsëritur llogarinë e tij në “Twitter” dhe platformat e tjera për të pretenduar se humbja e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit erdhi për shkak të mashtrimit të gjerë të votuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *