Templates by BIGtheme NET

12 viktima dhe 520 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 520 raste të tjera dhe 12 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 87.117, ndërsa ai i vdekjeve në 2.647.

Brenda ditës së fundit janë shëruar 372 pacientë të tjerë paraprakisht të prekur nga virusi, duke e çuar në 68.364 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 421.153 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.023 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 16.106 raste aktive me COVID-19.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*