Vendosni fjalën kyçe....

“Ai mund të fshihet tek unë” – Gratë e rrjetit po çmenden pas australianit që po kërkohet nga policia


Gratë edhe njëherë tjetër po dëshmojnë se tërhiqen më shumë nga “djemtë e këqinj”. Mjaftoi vetëm një foto, dhe gratë në Australi po çmenden pas një djali të ri të shpallur në kërkim.

Siç shkruan “Daily Mail”, policia në Viktoria ka publikuar foton e 28-vjeçarit të quajtur Jess Mabilia, i cili po kërkohet për shkelje të urdhrave të gjykatës.

Policia dha disa informacione dhe kërkoi ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Mabilias. Ai është rreth 185 cm i gjatë, me sy blu dhe flokë të errët.

Mirëpo kjo pasoi me një zhurmë të madhe në rrjetet sociale. Një grua ofroi me shaka se Mabilia mund të fshihej në shtëpinë e saj.

Një tjetër tha se ajo shpresonte të gjente ‘kriminelin’ në Tinder “përpara se autoritetet policore ta gjenin atë”.

Njëra madje e krahasoi me këngëtarin John Meyer.

Kujtojmë se edhe në vitin 2014, amerikani Jeremy Meeks u bë një sensacion në internet pasi policia publikoi fotografinë e tij.

Ai ishte lënë i lirë pasi vuajti një dënim 27 muaj për armëmbajtje dhe rezistencë ndaj arrestimit, përpara se të nënshkruante një kontratë modelimi me White Cross Management. Tani punon si model dhe vlerësohet që pasirua e tij neto të ketë shkuar gati 7 milion dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *