Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim i kthen mbrapsht dhuratën Blendi Fevziut


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kthyer mbrapsht dhuratën që i ka bërë gazetari Blendi Fevziu.

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion”, Fevziu tregoi se muajin e kaluar i kishte dërguar një dhuratë ambasadores amerikane, mirëpo që ajo e kishte refuzuar.

“Para Krishtlindjeve i çova Ambasadores Amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram. Që ka një çmim relativisht modest. Pasi me falenderoi më tha që nuk mund ta pranoj.

Më pas më solli një letër zyrtare në të cilën pasi falenderon për dhuratën thotë që nuk mund ta mbajmë, se ligji amerikan nuk lejon dhurata më shumë se 20 dollarë nga individi dhe 392 dollarë nga shteti. E ktheu dhuratën.”-tregoi Fevziu.

Më pas gazetari dhe moderator nisi të lexonte një fragment nga letra zyrtare që i kishte dërguar ambasada në lidhje me këtë dhuratë.

“Ne do t’ju kthejmë këtë dhuratë, jo për t’ju ofenduar, as për t’ju vënë vënë në siklet, por sepse kjo është në respekt dhe në moshkelje të ligjit të SHBA dhe në respekt të taksapaguesve amerikanë.”– thuhet në letrën që lexon Fevziu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *