Vendosni fjalën kyçe....

Fushata e spastrimit, Twitter pezullon përgjithmonë më shumë se 70,000 llogari QAnon


Faqja e mediave sociale Twitter ka pezulluar mbi 70,000 llogari që nga e premtja, kryesisht ato që shpërndajnë përmbajtje QAnon, pasi përditësoi politikat e saj të sigurisë e privatësisë pas dhunës që shpërtheu në Uashington DC në 6 janar.

Kompania ka argumentuar publikisht se heqja e llogarive – përfshirë ato që i përkasin Presidentit Donald Trump, ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar Michael Flynn dhe avokates së fushatës Trump, Sidney Powell – është një hap i domosdoshëm për të luftuar ‘sjelljen që ka potencialin të çojë në dëm e dhunë’.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e dhunshme në Uashington DC dhe rritjen e rrezikut të dhunës, ne filluam të pezullonim përgjithmonë mijëra llogari që ishin kryesisht të dedikuara për shpërndarjen e përmbajtjes së QAnon të premten pasdite.” – konfirmoi një zëdhënës i Twitter në një deklaratë të hënën në mbrëmje.

Mbështetësit e QAnon panë llogaritë e tyre të hiqen nga faqja pas vendimit të Twitter për të përditësuar politikat e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *