Templates by BIGtheme NET

Milan fiton vetëm pas penalltive në Kupë ndaj Torinos, kalon në çerekfinale

Penalltitë kanë qenë vendimtare për Milanin për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ishte një ndeshje e hapur dhe e ashpër ku Mërgim Vojvoda u lëndua në minutën e 84 për t’u larguar nga fusha derisa Donnarumma i Milanit u ndëshkua me të kuq për protesta nga banka rezervë në minutën e 73-të

Penalltitë kanë vendosur çerekfinalistin në Kupën e Italisë në ndeshjen Milan-Torino.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi me rezultat 0-0, ku Milan pati disa mundësi më të mira për shënim por që nuk i shfrytëzuan.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e acaruar, me Milanin që kërkonte golin por që Torino e mbante më mirë atë.

Me rezultat të barabartë përfundoi edhe pjesa e dytë dhe të dy skuadrat luajtën edhe dy shtesa nga 15 minuta.

Edhe në shtesa ndeshja ishte e barabartë por Milan arriti që të shënonte një gol në minutën e 114 por që goli i anulua nga VAR.

Nga penalltitë më të sigurt u treguan lojtarët e Milanit derisa portieri i Milanit sonte Tatarusanu mbrojti penalltinë e Rincon.

Pas kësaj fitoreje skuadra e Milan e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*