Templates by BIGtheme NET

Volkswagen do tërheqë nga tregu 56 mijë vetura Golf, probleme me softuerin

Prodhuesi gjerman i veturave familjare, Volkswagen, do ta kërkojë tërheqjen nga tregu të 56.000 veturave të modelit më të shitur, Golf, për ta rregulluar një problem me softuer, i cili ka të bëjë me sistemin e informimit dhe kamerën e pasme.

Nga kjo tërheqje do të preket edhe modeli më i ri, Golf 8, përkatësisht veturat që janë prodhuar deri në korrikun e vitit të kaluar, bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë së njohur gjermane. Zëdhënësi shtoi se tërheqja e veturave nuk është e obligueshme, por masë vullnetare.

Vitin e kaluar, kompania Volkswagen u detyrua që ta shtynte datën për hedhjen në treg të modelit Golf pikërisht për shkak të problemeve me softuerin, shkruan Reuters,

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*