Templates by BIGtheme NET

Britania mund t’i dërgojë në hotele pacientët e prekur nga Covid-19

Sekretari i Shëndetësisë në Britani ka thënë se autoritetet po shikojnë plane për të lehtësuar presionin mbi Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS), duke përfshirë mundësinë e lëvizjes së pacientëve me Covid-19 që janë në shërim, në hotele me mbikëqyrje mjekësore.

Duke folur të mërkurën, Matt Hancock, tha se është e pamundur të dihet kur përfundojnë masat e bllokimit, ndërsa NHS-ja po mbërrin pikën e ngopjes, me më shumë se 35,000 pacientë me koronavirus aktualisht në spitale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

I pyetur në lidhje me raportet se NHS-ja po kërkonte të zhvendoste pacientët e rikuperuar në hotele, Hancock tha se qeveria do i ‘shikonte të gjitha mundësitë’, por pohoi se propozimi ishte ende duke u shqyrtuar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*