Pas shkarkimit të Rashit Qalajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë në Kosovë, vendin e tij e ka zënë Samedin Mehmeti. Deri sot, Mehmeti ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Policisë.
Ai ka lindur në Prishtinë në vitin 1972.
Ka një diplomë në Jurisprudencë nga Universiteti i Prishtinës.
Më tej Mehmeti ka kryer një specializim dhe magjistraturën në Fakultetin e Shkencave të Kriminalistikës, në Universitetin e Sarajevës.