Vendosni fjalën kyçe....

Hapet gjyqi më i madh në dekada kundër mafias në Itali


Qindra anëtarë të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm italian do të përballen me drejtësinë në gjyqin më të madh të krimit të organizuar të vendit në dekada.

355 mafiozët e dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar u akuzuan pas një hetimi të gjatë lidhur me grupin Ndrangheta.

BBC shkruan se më shumë se 900 dëshmitarë pritet të japin dëshminë e tyre dhe disa prej akuzave janë: vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

Gjyqi filloi të mërkurën dhe pritet të zgjasë më shumë se dy vjet. Procesi po zhvillohet në një ndërtesë të modifikuar posaçërisht në rajonin jugor të Kalabrisë, e cila është në zemër të territorit të Ndranghetës.

Kush janë të pandehurit?

Ndryshe nga gjyqi i mëparshëm, i cili filloi nga viti 1986 në 1992-shin dhe synoi një numër të madh të familjeve të krimit të organizuar në Siçili, ky gjyq ka për qëllim vetëm një grup, familjen Mancuso, e cila formon një pjesë të fuqishme të mafies së përhapur ‘Ndrangheta’.

Ndrangheta tani është mafia më e fuqishme në vend, dhe klani Mancuso thuhet se vepron kryesisht në provincën kalabreze të Vibo Valentia. Gjatë një seance të fundit paragjyqësore u deshën më shumë se tre orë për të lexuar emrat e të pandehurve, raporton agjencia e lajmeve AFP. Ata përfshijnë politikanë, oficerë policie, nëpunës civilë si dhe anëtarë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë.

I pandehuri i profilit më të lartë është shefi i dyshuar i klanit, Luigi Mancuso, 66-vjeç, i njohur gjithashtu si “Xhaxhai”. Të pandehurit e tjerë thuhet se shkojnë me pseudonime të tilla si “Ujku”, “Bullafiqi” dhe “Bjondi”. Shumica e të pandehurve u arrestuan në ooperacionet e zhvilluara në Itali, Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në dhjetor 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *