Templates by BIGtheme NET

Haradinaj: Nëse dështon zgjedhja e presidentit, mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sërish

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar sot se nëse vendi dështon në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme. Ai e bëri deklaratën në një konferencë për mediat nga selia e partisë.

“Do të prezentojmë planin tonë të rimëkëmbjes në vlerë prej 1 miliard euro. Nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje.” – tha Haradinaj, shkruan Lajmi.

Pak ditë më parë, në një intervistë në televizion, Haradinaj, tha se ishte njoftuar nga Gjykata Speciale në Hagë se nuk ishte më subjekt i hetimit prej saj.

Kreu i AAK-së u dorëhoq si kryeministër i vendit në korrik 2019 pasi u thirr si i pandehur nga Gjykata Speciale nën akuzën e krimeve të luftës gjatë Luftës në Kosovë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*