Interi ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj Fiorentinës në sfidën e luajtur për Kupën e Italisë.
Zikaltërit arritën të kualifikoheshin vetëm me një gol në kohën shtesë pasi dy pjesët e rregullta përfunduan në barazim 1-1.
Golat për Interin u shënuan nga Lukaku dhe Vidal, ndërsa për Fiorentinën shënoi Kouame.
Në fazën tjetër zikaltërit do përballen me Milanin i cili u kualifikua pas penalltive ditën e djeshme në përballjen me Torinon.