Templates by BIGtheme NET

Të dërrmuar nga lodhja, ushtarët e Gardës Kombëtare në SHBA flejnë në dyshemenë e Capitol Hill

Një foto e pazakontë, që tregon ushtarët e Gardës Kombëtare që flejnë në dyshemenë e korridorit të Capitol Hill, është publikuar sot në SHBA.

Dhjetëra ushtarë të rinj shihen të shtrirë në dyshemenë e ftohtë të godinës, që u sulmua pak ditë më parë, më 6 janar nga një turmë njerëzish që u futën brenda saj, shkruan TMZ.com.

Me armët e tyre në krah, ushtarët kanë kaluar natën e mbrëmshme të shtrirë përtokë ndërsa pak ditë më parë, FBI-ja paralajmëronte për protesta të dhunshme në 50 kryeqytetet e shteteve amerikane, para dhe gjatë përurimit të demokratit Joe Biden si president i SHBA-ve.

Garda Kombëtare u thirr menjëherë nga presidenti në detyrë Donald Trump pas sulmit ndaj Capitol Hill më 6 janar 2021.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*