Vendosni fjalën kyçe....

Papa vaksinohet kundër Covid-19


Papa Françesku është bërë personi i radhës i rëndësishëm që është vaksinuar kundër Covid-19

Mediat ialiane kanë publikuar lajmin për vaksinimin e Papës.

Vaksinat e Pfizer/ BionTech kanë mbërritur tashmë në Vatikan dhe fushata e imunizimit nisi në Aula Paolo VI.

Do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperatura tejet të ulëta.

Vetë Papa e kishte përmendur këtë gjë pak ditë më parë. “ Besoj se ështqë etike që vaksinën ta marrin të gjithë, sepse nuk është në lojë vetëm shëndeti yt dhe jeta jote, por edhe ajo e të tjerëve. Nuk e kuptoj përse disa thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë vetë mjekët ata që ta ofrojnë”, u shpreh Kreu i Kishës Katolike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *