Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen paralajmërimet apokaliptike, 17 shencëtarë thonë se njerëzimi rrezikon zhdukjen masive


Prioritetet e papërshtatshme të qeverive në të gjithë botën dhe ‘injoranca e përhapur’ e publikut të gjerë nuk kanë arritur të adresojnë përkeqësimin e jetës në Tokë, thotë një raport nga një grup i shkencëtarëve të mjedisit.

“Shkalla e kërcënimeve ndaj biosferës dhe të gjitha format e saj të jetës – përfshirë njerëzimin – është tejet e madhe.” – pretendon një grup prej 17 shkencëtarësh nga SHBA-ja, Australia dhe Meksika në një shkrim të botuar në revistën ambientaliste ‘Frontiers in Conservation Science’.

Studiuesit përmblodhën një sërë punimesh të fundit që parashikojnë ‘një të ardhme të kobshme të zhdukjes masive të njerëzve e botës së gjallë, shëndetit në rënie dhe trazirave të klimës’.

Ata përshkruan sfida të ndryshme globale, të tilla si një humbje e shpejtë e biodiversitetit dhe rritja po aq e shpejtë e popullsisë njerëzore, e cila, ‘e kombinuar me një shpërndarje të papërsosur të burimeve, çon në pasiguri masive të ushqimit’.

“Shfaqja e një pandemie të parashikuar prej kohësh, që ka të ngjarë të lidhet me humbjen e biodiversitetit, ilustron në mënyrë të prekshme se si ky çekuilibër po degradon shëndetin dhe pasurinë e njeriut.” – thanë autorët, duke argumentuar se qeveritë në të gjithë botën nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme këtyre çështjeve.

Paralajmërime të këtij lloji nuk janë të parat e as të fundit. Kohë pas kohe, shkencëtarë, politikanë e aktivistë civilë, mes të clëve më e shquara është adoleshentja suedeze, Greta Thunberg, paralajmërojnë se ndryshimet klimatike do përkeqësojnë e mund t’i japin fund jetës në Tokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *