Templates by BIGtheme NET

SHBA-ja ekzekuton të vetmen grua të dënuar me vdekje në 67-vjet, Lisa Montgomery

Ekzekutohet e vetmja grua e burgosur dhe e dënuar me vdekje në SHBA në gati 7 dekada – Lisa Montgomery.

Siç shkruan BBC, Montgomery mori një injeksion vdekjeprurës në një burg në Terre Haute, Indiana.

Çështja tërhoqi vëmendjen e medieve edhe më parë, sepse avokatët e saj argumentuan se ajo ishte e sëmurë mendore dhe kishte pësuar abuzim serioz kur ishte fëmijë.

52-vjeçarja akuzohet se ka mbytur një grua shtatzënë para se t’i nxirrte nga barku dhe t’i rrëmbente asaj foshnjën, në Misuri në vitin 2004.

Montgomery është e para grua e dënuar me vdekje nga qeveria amerikane në 67 vjet.

Sipas dëshmitarëve, një grua që qëndronte pranë Montgomery-t gjatë procesit të ekzekutimit, i hoqi maskën e fytyrës të burgosurës dhe e pyeti nëse kishte ndonjë fjalë të fundit. Montgomery u përgjigj “jo” dhe nuk tha asgjë tjetër.

Ajo u shpall e vdekur në orën 01:31. Avokatja e saj, Kelley Henry, tha se të gjithë ata që kishin marrë pjesë në ekzekutim “duhet të ndiejnë turp”.

“Qeveria nuk ndaloi në zellin e saj për të vrarë këtë grua të dëmtuar dhe me çregullime delusionale. Ekzekutimi i Lisa Montgomery ishte larg drejtësisë.”- tha ajo në një deklaratë.

Ekzekutimi i të dënuarës, ishte shtyrë dy herë. Në një lëvizje dramatike të hënën vonë, një gjykatës ndaloi injeksionin e planifikuar derisa të mbahej një seancë dëgjimore për aftësitë mendore.

Avokatët e saj argumentuan se ajo kishte lindur e dëmtuar në tru dhe ishte shumë e sëmurë mendore për t’u ekzekutuar. Si fëmijë ajo ishte abuzuar në mënyrë seksuale dhe fizike nga babai i saj dhe trafikuar nga nëna e saj, argumentuan avokatët mbrojtës.

Ekipi i saj i mbrojtjes beson se në kohën e krimit, Montgomery ishte psikotike dhe ishte jashtë kontaktit me realitetin.

Por familja dhe miqtë e viktimës së saj, thonë se vrasja e kryer nga Montgomery ishte aq e tmerrshme sa që ajo meritonte të vritej pa marrë parasysh shëndetin e saj mendor.

Lisa Montgomery vrau një 23-vjeçare në Misuri, pasi u miqësua me gruan shtatzënë në internet.

Ajo shkoi në shtëpinë e shtatzënës dhe e mbyti atë me litar, i preku barkun dhe i nxori foshnjën nga aty.

Policia e gjeti Montgomery-n me foshnjën e porsalindur në djep dhe ajo pretendonte se e kishte lindur vetë një ditë më parë.

Pasi u demaskua, ajo e rrëfeu vrasjen. Ajo u shpall fajtore dhe u dënua me vdekje për krimin në vitin 2007.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*