Templates by BIGtheme NET

Skuadra e Bundesliga 2 eliminon Bayern Munich nga Kupa e Gjermanisë

Bayern Munchen është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e vogël e Holstein Kiel pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Skuadra e Bundesligës 2, Holstein Kiel e ka eliminuar Bayernin nga Kupa e Gjermanisë, pas ekzekutimit të penalltive.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Serge Gnebry shënoi golin e parë në minutën e 14-të te ndeshjes.

Rezultati do të barazohej nga Bartels në minutën e 37-të.

Bayern Munich do të kalonte në epërsi me të filluar pjesa e dytë me anë të Sane në minutën e 48-të.

Kur u mendua që Bayern do ta fitonte këtë ndeshje Wahl do të shënonte në minutën e pestë shtesë të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.

Pas kësaj ndeshja pritet që të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta për ta përcaktuar fituesin për rrethin tjetër në Kupën e Gjermanisë.

Në shtesë Bayern ishin skuadër më e mirë për vendasit arritën që të mbrojnë shumë mirë rezultatin dhe dërguan ndeshjen në penallti.  

E kur pritej që në penallti të fitonte Bayern, kështu nuk ndodhi me skuadrën Holstein pasi që portieri Gelios arriti që ta pret penalltinë e Rocas derisa Bartels shënoi penalltinë e gjashtë për Keil për të kaluar në rrethin e tretë të Kupës se Gjermanisë.

Kjo është hera e parë që Bayern Munchen eliminohet nga rrethi i dytë i Kupës se Gjermanisë dhe atë nga një skuadër e divizionit të tretë në Gjermani.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*