Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi ditën e sotme ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e partive politike për çështjen e numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas burimeve mediatike nga takimi “nuk ka pasur tym të bardhë” mes palëve për testimin e votimit/numërimit elektronik.
Ditën e sotme përfaqësuesit e PS-së kanë ardhur me një propozim të ri që testimi të mos kryhet në qytetet e Tiranës Fierit apo Korçës pasi që ka kosto të lartë dhe nuk ka kohë. Ata kanë propozuar që të kryehet vetëm në një ZAZ që do zgjedhë KQZ-ja.
Përfaqësuesit e PD-së i kanë qëndruar variantit të mëparshëm që projekti pilot të zhvillohet në Fier dhe Korçë.