Templates by BIGtheme NET

Takimi në KQZ, përfaqësuesit e PD-së dhe PS-së nuk bien dakord për numërinin elektronik

Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi ditën e sotme ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e partive politike për çështjen e numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas burimeve mediatike nga takimi “nuk ka pasur tym të bardhë” mes palëve për testimin e votimit/numërimit elektronik.

Ditën e sotme përfaqësuesit e PS-së kanë ardhur me një propozim të ri që testimi të mos kryhet në qytetet e Tiranës Fierit apo Korçës pasi që ka kosto të lartë dhe nuk ka kohë. Ata kanë propozuar që të kryehet vetëm në një ZAZ që do zgjedhë KQZ-ja.

Përfaqësuesit e PD-së i kanë qëndruar variantit të mëparshëm që projekti pilot të zhvillohet në Fier dhe Korçë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*