Templates by BIGtheme NET

Tani edhe ‘YouTube’ e ka bllokuar presidentin Donald Trump

YouTube është rrjeti më i fundit social që ka marrë masa drastike kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

YouTube ka njoftuar se ka hequr çdo përmbajtje të re nga kanali i verifikuar i presidentit të SHBA-ve dhe e ka bllokuar atë nga ngarkimi i videove të reja për të paktën një javë. Si argument rrjeti social thotë se Trump ka shkelur politikat e tij kundër nxitjes së dhunës.

Platforma për ndarjen e videove, e cila deri dje ishte media e vetme e madhe sociale që mbante ende mesazhet e Trumpit pasi presidenti u spastrua nga Twitter dhe Facebook-u, nuk e përjashtoi mundësinë e ndalimit të presidentit për më shumë se një javë.


Ky ndalim nuk erdhi fare nga hiçi. Më herët të martën, një grup i organizatave të të drejtave civile u zotuan të bëjnë presion ndaj reklamuesve në YouTube që të largohen nga platforma nëse nuk ndjek Twitter-in dhe Facebook-un për të bllokuar llogarinë e Trumpit.

“Ne bashkohemi me partnerët tanë të koalicionit dhe kërkojmë që YouTube të veprojë me vendosmëri për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së urrejtjes duke mbyllur llogarinë e Trump.”- tha Shoqata Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP), e cila është pjesë e fushatës ‘Stop Urrejtjes për Përfitim’.

Jim Steyer, shefi ekzekutiv i ‘Common Sense Media’, një nga nëntë grupet e që po çojnë përpara këtë fushatë, pretendon se YouTube u tha atyre se po e “konsideronte” kërkesën e tyre për të censuruar Trumpin.

Ai vuri në dukje në atë kohë se nëse platforma e videove nuk arrinte të bashkohej me kompanitë e tjera të mëdha të Teknologjsë, do ta paguante shtrenjtë duke i prerë të ardhurat e reklamave si rezultat i bojkotit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*