Templates by BIGtheme NET

Turqia aprovon vaksinën kineze të SinoVac

Organi zyrtar turk i barnave dhe pajisjeve mjekësore miratoi vaksinën kineze CoronaVac për përdorim urgjent kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.

“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve”, tha TITCK në një deklaratë, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun, raporton Anadolu Agency.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*