Templates by BIGtheme NET

‘Unë po kthehem në shtëpi’ – Navalny do të kthehet në Rusi pavarësisht besimit që Putini donte ta vriste

Alexey Navalny thotë se ai do të kthehet në Moskë. Opozitari rus ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, se ai do të fluturojë për në Moskë të dielën, pothuajse pesë muaj pasi ai u largua nga vendlindja e tij në gjendje kome.

Aktivisti opozitar ka qëndruar në Berlin që nga muaji gusht, pasi pretendon se është helmuar.

Navalny shprehet se do të kthehet në shtëpi, pavarësisht besimit të tij tse ai ishte helmuar me një agjent nervor vdekjeprurës me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

“Tani Putini, i cili dha urdhër të më vriste, bërtet në bunkerin e tij dhe urdhëron shërbëtorët e tij të bëjnë gjithçka që unë të mos kthehem”, shkroi Navalny, citon RT. “Shërbëtorët po veprojnë siç veprojnë normalisht: duke trilluar çështje të reja penale kundër meje.”

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat për çdo rol të shtetit në helmimin e Navalny-t. Zëdhënësi i Putinit madje ka deklaruar se Navalny ka një kompleks persekutimi dhe e konsideron veten një figure si Mesia.

“Pacienti ka një mani të theksuar persekutimi dhe ne gjithashtu mund të shikojmë qartë manifestime të caktuara të megalomanisë. Madje thuhet se ai e krahason veten me Jezusin.”– tha Dmitry Peskov, muajin e kaluar.

Diskutimi rreth jetës së ardhshme politike të Navalny-t është përqendruar në faktin nëse ai do të kthehej në Moskë. Ai është i pandehur në dy çështje penale të ndara, dhe mund të përballet me shumë vite prapa hekurave nëse shpallet fajtor. Sapo të vërë këmbën në tokën ruse, është e mundur që ai të arrestohet menjëherë.

Por sipas rusit, këto çështje janë shpikur si një mënyrë për ta mbajtur atë jashtë vendit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*