Pesë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me pandeminë Covid-19.
Nga 3695 testime të kryere janë gjetur 660 qytetarë të prekur nga koronavirusi i ri.
Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë po trajtohen 271 pacientë, nga të cilët 31 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.