Vendosni fjalën kyçe....

660 raste të reja e 5 humbje jete lidhur me Covid-19 në vend


Pesë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me pandeminë Covid-19.

Nga 3695 testime të kryere janë gjetur 660 qytetarë të prekur nga koronavirusi i ri.

Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç.

Në katër spitalet covid në Tiranë po trajtohen 271 pacientë, nga të cilët 31 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *