Templates by BIGtheme NET

Arrestohet oksigjenisti i Spitalit të Kavajës, mori 30 bombola e ua shpërndau në banesë qytetarëve

Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi akuzohet se ka marrë pa autorizim një sasi prej 30 bombolash oksigjeni nga spitali i Kavajës, ku punonte si oksigjenist.

Sipas policisë, bombolat ishin shpërndarë në banesat e qytetarëve të ndryshëm. I riu me iniciale M.Sh., akuzohet se e kishte marrë pa leje sasinë e bombolave për t’u shpërndarë personave të ndryshëm.

Kërkesa për oksigjen është rritur shumë në vend që prej fillimit të pandemisë Covid-19 në vend. Një pjesë e të prekurve që trajtohen në shtëpi kanë nevojë për oksigjen e një pjesë e tyre e kanë zgjidhur në mënyrë private trajtimin e Covid-19.

“Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre.” – thuhet në njoftimin e policisë.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*