Templates by BIGtheme NET

Deputeti socialist Bujar Çela shpërndau leje legalizimi, KQZ-ja gjobit kreun e Kadastrës me 1500 lekë

KQZ-ja ka gjobitur kreun e Kadastrës së Lushnjës me 1500 lekë. Arben Qalliu u ndëshkua pas deputeti Bujar Çela shpërndau leje legalizimi në periudhën kur kjo gjë nuk lejohet.

Sipas një vendimi të KQZ-së pak ditë më parë, u përcaktuan kategoritë e veprimeve që janë të ndaluara nga kandidatët për deputetë dhe zyrtarët e tjerë të administratës deri në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Mes tyre ishin promovimet e ndryshme, mbështetja e projekteve dhe investimeve në disa sektorë, shpërndarja e lejeve të legalizimit, shkarkimi nga puna apo marrja në punë, etj.

Pas seancës dëgjimore të kryer nga KQZ-ja pas denoncimit të LSI-së, u vendos ndëshkimi i Qalliut me 1500 lekë gjobë. Fotot u publikuan nga deputeti Çela, teksa jepte leje legalizimi për disa banorë në fshatin Hysgjokaj të Fierit.

LSI-ja ka kallëzuar në SPAK, kryeministrin Rama, ministrin e Rindërtimit Ahmetaj si dhe kryebashkiakët e Tiranës e Shijakut, Veliaj e Arbana  për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*