Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në kanal një 50-vjeçar në Vlorë


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorëm ku një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” të këtij qyteti. Sipas policisë, personi i pajetë vuante nga sëmundja e epilepsisë.

“Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *