Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në “arrest me burg” sanitaren Tire Alldervishi


Lihet në burg Tire Alldervishi, sanitarja e cila akuzohet se ka mashtruar një vajzë duke i marrë rreth 8 milionë lekë në këmbim të kujdeses së nënës së sëmurë me Covid, e cila më pas ndërroi jetë.

Gruaja në fjalë ishte shtruar në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi” më 28 nëntor të vitit të kaluar dhe ndërroi jetë më 25 dhjetor po në këtë spital.

Vajza e 55-vjeçares akuzoi sanitaren Tire Alldervishi në emisionin “Stop” se ajo i është prezantuar si infermiere dhe se e ka mashtruar duke i marrë shuma të mëdha parash duke pretenduar se do kujdesej për të ëmën.

Por që mesazhet në “Whatsapp” të vajzës me nënën e saj kanë treguar se e sëmura ishte lënë edhe pa ushqim.

Në seancën e sotme gjyqësore, avokatët kanë deklaruar se klientja e tyre është në gjendje jo të mirë psikologjike dhe ka qenë e prekur me COVID-19, ndaj gjendja e saj nuk është e mire.

 “Ngjarja është e rënde për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo”– deklaruan sot avokatet.

Prokurori Bledar Valikaj i cili këkoi masën e “arrestit me burg” deklaroi se sanitarja i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital dhe se paratë i mori me pretendimin për t’ua çuar infermiereve.

Prokurori Valikaj, tha se po hetohet nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatjeje ndaj të sëmurëve me COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *