Templates by BIGtheme NET

Gjyqi ndaj sanitares së “Shefqet Ndroqit”, prokuror i çështjes bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj

Sanitarja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, Tire Alldervishi, është lënë në burg pas seancës së zhvilluar ditën e sotme.

Ajo u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit të një qytetareje që kishte të ëmën e shtruar te spitali, pasi ishte prekur nga Covid-19.

Sipas saj, Alldervishi duke u hequr si infermiere i ka marrë asaj një shumë prej 8 milionë lekësh të vjetra. Prokuror i çështjes është Bledar Valikaj ndërsa gjyqtare është Rexhina Merlika.

Sipas Valikajt, ka dyshime se bëhet fjalë për një skemë zhvatjeje ndaj pacientëve me Covid-19 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

“Ka kërkuar fillimisht 2 mijë lekë vetëm për të futur telefonin, Tirja i jepte kallëzueses edhe një liste me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e nënës së saj. Sanitarja Alldervishi në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak. Po hetojmë nëse kemi të bëjmë  me një skemë zhvatjeje ndaj të sëmurëve me COVID- 19. Në funksion të hetimeve do sekuestrojmë në vijim kartelat shëndetësore tek “Shefqet Ndroqi.” – tha prokurori Valikaj gjatë seancës.

Ky i fundit është bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*