Vendosni fjalën kyçe....

La aktrimin dhe u bë mjeke, ndërron jetë papritur në moshën 38-vjeçare Jessica Campbell


Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare aktorja amerikane Jessica Campbell.

Sipas TMZ, Jessica ka ndërruar jetë më 29 dhjetor në Portland, mirëpo lajmi është bërë i ditur vetëm tani.

Rrethanat e vdekjes së 38-vjeçares janë të paqarta dhe megjithëse është kryer një autopsi e plotë… familja e saj është ende në pritje të rezultateve.

Campbell e cila kishte hequr dorë prej kohësh nga aktrimi dhe punonte si mjeke naturopatike, ditën kur vdiq kishte qenë në punë duke u kujdesur për pacientët e saj dhe më pas ishte kthyer më shtëpi për të takuar nënën dhe tezen e saj. Të paktën kështu ka thënë kushërira e saj, Sarah Wessling për TMZ.

Sarah thotë se Jessica shkoi në banjë, por asnjëherë nuk doli dhe kur tezja e saj shkoi për ta kontrolluar … e gjeti atë të shembur në dysheme.

Tezja e saj është përpjekur ta rikthejë në jetë por as ajo dhe as mjekët e ndihmës së shpejtë nuk kanë mundur.

Familja thotë se Jessica ishte ankuar për mbingarkesë kohët e fundit dhe ndihej sikur po ftohej, por ata nuk menduan se ishte COVID. Rezultatet e autopsisë priten së shpejti.

Roli më i njohur i Jessica-s si aktore është ai në filmin “Election” ku luajti së bashku me Reese Ëitherspoon, Mattheë Broderick dhe Chris Klein.

BPGKCN JESSICA CAMPBELL ELECTION (1999)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *