Vendosni fjalën kyçe....

Largohet numri 2 i policisë në Shkodër: Dhashë dorëheqjen për arsye shëndetësore


Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në radhët e saj në rang drejtuesish.

Kështu, zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post.

Lorenc Meta shërbeu për një periudhë të gjatë në Shkodër si numri dy i policisë por tashmë do të duhet që të mbajë një post tjetër në Tiranë. Ndërsa në disa media u tha se ky ndryshim lidhet me zhvillimet e fundit në Shkodër, vetë Meta ka folsur sot për “Fax Neës” në një lidhje telefonike, ku e ka mohuar këtë gjë.

Meta ka thënë se ai ka paraqitur kërkesën për dorëheqje që prej nëntorit të kaluar, për shkak të një operacioni që ka bërë.

Tashmë ai do të jetë Shef Sektori në Menaxhimin e Sallës Operative në Drejtorinë e Përgjithshme.

“E kam kërkuar vetë që në Nëntor për shkak të një operacioni që kam bërë. Kam marr një detyrë të re, në Drejtorinë e Përgjithshme. Jam emëruar shef sektori në menaxhimin e sallës operative në Drejtorinë e Përgjithshme. Dje jam shkëputur si zv.drejtor në Shkodër. Detyra e re është bërë për shkak të gjendjes time jo të mirë shëndetësore, nuk është e njëjta ngarkesë. Më duhej të shkoja çdo ditë nga Tirana se jetoj këtu.

Çfarë nuk shkruajnë mediat, ju falenderoj për interesimin, s’ka lidhje me ngjarjet në Shkodër, ngjarjet në Shkodër janë zbardhur, nuk ka asnjë ngjarje të pazbardhur në këtë qytet. Asnjë vërejtje dhe ankesë nuk kam pasur nga eprorët. Kam kërkuar të iki që në Nëntor, vetëm për shkak të operacionit që kam bërë në veshka”.- është shprehur Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *