Templates by BIGtheme NET

Përplasja mes dy biznesmenëve për objektin në Tiranë, policia arreston pesë persona

Policia thotë se ka zbardhur përplasjen me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, mes dy biznesmenëve, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Pesë persona janë vënë në pranga në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Albert Allmuça, 53 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’;
Sino Llanaj, 46 vjeç, për veprat penale ‘Goditja për shkak të detyrës’ dhe ‘Moskallëzimi i krimit’;
Shkelzen Byberi, 41 vjeç, për veprat penale ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Moskallëzimi i krimit’;
Skender Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’;
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.”– njofton policia.

Sipas detajeve të bëra të ditura më herët, biznesmeni Sino Llanaj së bashku me persona të tjerë, ka shkuar i pari në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”.

Më pas ka mbërritur dhe biznesmeni tjetër Albert Allmuça me të tjerë dhe dy palët janë konfliktuar fizikisht. Ata ishin përplasur edhe para pak ditësh me njëri-tjetrin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*