Templates by BIGtheme NET

Shefi i Twitter-it pranon se censurimi që i bëri Trumpit përbën një “precedent të rrezikshëm”

CEO-ja i Twitter-it Jack Dorsey ka folur për vendimin e tij për të bllokuar presidentin Donald Trump nga rrjeti social.

Dorsey është shprehur se ndalimi i Trumpit ka qenë ‘vendimi i duhur’ por pranoi se ndalimi krijon një precedent të rrezikshëm ku koorporatat kontrollojnë diskutimin publik.

“Unë nuk festoj ose ndjehem krenar”- shkroi Dorsey për ndalimin e Trumpit duke shtuar: “Unë besoj se ky ishte vendimi i duhur për Twitter-in. Ne u përballëm me një rrethanë të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme, duke na detyruar që të gjitha veprimet tona t’i përqendrojmë në sigurinë publike.”

“Marrja e këtyre veprimeve fragmenton bisedën publike. Ato na ndajnë. Ato kufizojnë potencialin për sqarim, shëlbim dhe mësim. Dhe krijon një precedent që unë mendoj se është i rrezikshëm: fuqia që ka një individ apo korporatë mbi një pjesë të bisedës globale publike.”- shkroi Dorsey.

Twitter-i nuk ishte rrjeti i vetëm social që e censuroi presidentin Trump pas trazirave në Kapitol. Facebook, Instagram, Snapchat dhe YouTube bënë të njëjtën gjë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*