Vendosni fjalën kyçe....

Ish-sulmuesi i Manchester United Wayne Rooney “var këpucët në gozhdë”, nis karrierën si trajner


Vjeshtën e kaluar, Derby County shkarkoi menaxherin Phillip Cocu nga Holanda pasi klubi ra në vendin e fundit në Championship dhe u kthye te Wayne Rooney, si një trajner i përkohshëm.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney është emëruar trajner me kohë të plotë te Derby County, tha klubi i Championship të premten.

“Të më jepet mundësia të ndjek emra si Brian Clough, Jim Smith, Frank Lampard dhe Phillip Cocu është një nder i tillë dhe unë mund t’u premtoj të gjithëve, drejtuesve të klubit e tifozëve se do jap maksimumin. Stafi im dhe unë nuk do të lëmë asnjë gur pa lavizur për të arritur rezultatet që presim.” – tha Rooney pas vendimit.

Më herët Rooney e ka drejtuar ekipin si trajner i përkohshëm duke qenë njëkohësisht sulmues i ekipit. Klubi ka konfirmuar se 35-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje deri në vitin 2023.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet