Vendosni fjalën kyçe....

Kompania e lidhur me Soros merr tenderin për numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit


Kompania e sistemeve elektronike të votimit e numërimit elektronik, ‘Smartmatic’, e lidhur me miliarderin George Soros, është kualifikuar për të administruar zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo ishte kompania e vetme që mori pjesë në tenderin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sot u njoftua se është kualifikuar.

‘Smartmatic’ ka marrë pjesë në votimin e numërimin elektronik në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA dhe është akuzuar nga avokatët e presidentit Donald Trump se është përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve në favor të kandidatit demokrat, Joe Biden, i cili është zyrtarizuar si presidenti i ri i SHBA-së.

“Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike  vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B.V.” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Smartmatic është themeluar nga inxhinieri elektronik nga Venezuela, Antonio Mugica ndërsa presidenti i saj që nga viti 2014 është britaniku Lord Mark Malloch-Brown.

Ky i fundit ka qenë anëtar bordi i Fondacioneve Soros në botë ndërsa në dhjetor 2020 u zgjodh president i Fondacioneve Soros në mbarë globin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *