Vendosni fjalën kyçe....

“Kunati i Bashës aplikoi leje për vilën e pestë, pafytyrësi” – Paditet për shpifje Erion Veliaj


Erion Isufi, kunati i kreut të PD-së Basha, ka paditur sot për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj. Isufi e ka dorëzuar padinë në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Ai kërkon dënimin e Erion Veliajt për shpifje, lidhur me akuzat e këtij të fundit ditën e djeshme se Isufi zotëronte katër vila e kishte aplikuar për leje për një të pestë në Bashkinë e Tiranës. Sipas Veliajt, Isufi i kishte përfituar vilat gjatë periudhës së pandemisë.

Ai thekson se deklaratat e Veliajt ditën e djeshme gjatë takimeve elektorale në Tiranë, ndërsa thekson se qëllimi i tij është të dëmtojë politikisht kreun e PD-së, Basha.

Ditën e djeshme, Veliaj gjatë një takimi në Laprakë, tha se kunati i Bashës kishte apikuar për leje për vilën e pestë po nuk do e marrë atë pa dhuruar një nga katër vilat e tjera. Veliaj tha se familjarët e Bashës i kanë shtuar vilat në kohë pandemie ndërsa flasin për varfëri e aplikojnë për vila duke treguar pafytyrësi.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet