Vendosni fjalën kyçe....

“Sillen si Inkuizicioni Spanjoll, do luftojmë censurën në mediat sociale” – Presidenti meksikan

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador është zotuar të drejtojë një fushatë globale kundër censurës në internet, duke këmbëngulur se platformat nuk mund të veprojnë si ‘Inkuizicioni Spanjoll’ ose të mbysin fjalën e lirë duke përdorur sigurinë si një ‘pretekst’.

Obrador – ndoshta i njohur më mirë nga inicialet e tij, AMLO – tha se administrata e tij do të kontaktojë qeveritë e tjera për të gjetur gjuhë të përbashkët për këtë çështje të enjten, duke shtuar se ai do ta ngrinte çështjen në samitin tjetër ndërkombëtar të G20.

“Unë mund t’ju them se në takimin e parë të G20 që kemi, unë do të bëj një propozim mbi këtë çështje.” – tha ai.

“Po, mediat sociale nuk duhet të përdoren për të nxitur dhunë dhe të gjitha ato, por kjo nuk mund të përdoret si pretekst për të pezulluar lirinë e shprehjes. Si mund të sillet një kompani, sikur të ishte e gjithwfuqishme, si një lloj inkuizicioni spanjoll mbi lirinw e shprehjes?” – shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *