Vendosni fjalën kyçe....

Spitali i Vlorës reagim zyrtar: Vetëm dy punonjës të kirurgjisë të prekur nga Covid-19, kjo s’e cënon shërbimin

Spitali i Vlorës ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me lajmin në media mbi numrin e të infektuarve në repartin e kirurgjisë.

Sipas spitalit, nga testimet e kryera në vijimësi prej disa ditësh, janë zbuluar vetëm 2 raste të prekur me Covid-19 nga 22 punonjës të testuar.

Sipas drejtorisë së spitalit, të prekurit janë izoluar dhe po trajtohen nga ana mjekësore e kjo nuk e cënon aspak shërbimin e kirurgjisë apo shëndetin e pacientëve, të cilët janë në testim të vijueshëm.