Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia mposht Kukësin, “arratiset” në majën e renditjes


Vllaznia ka marrë një fitore tejet të rëndësishme pasditen e sotme ndaj Kukësit, duke forcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes e duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Shkodranët fituan ngushtë 1-0 por morën tre pikët duke e mbajtur në 9 pikë largësinë nga Teuta e vendit të dytë. Kjo e fundit nuk gaboi ndaj Bylisit duke e mundur atë me rezultatin 2-0.

‘Djemtë e Detit’ janë rivalët e vetëm të Vllaznisë në garën për titullin kampion bashkë me Partizanin.

‘Të kuqtë’ përballen nesër me Skënderbeun në Korçë e në rast se munden atëherë vështirë se do jenë në gjendje të ruajnë synimet për kreun. Kukësi me këtë humbje  ka mbetur në kuotën e 17 pikëve dhe është jashtë garës për titullin kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *