Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada franceze i përgjigjet Ramës: E papërshtatshme të sulmosh kështu një vend mik


Ambasada franceze në Tiranë ka reaguar e habitur me sulmet e kryeministrit Edi Rama në një program televiziv ndaj BE-së, lidhur me vaksinat.

Rama gjatë një interviste ngriti pyetjen se ‘pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend që t’i ndajë ato me vendet e tjera’.

Ambasada i konsideron deklaratat e Ramës si sulme “të papërshtatshme” ndaj një vendi mik, ndërsa informacionin e dhënë nga kryeministri Edi Rama si të “pa vërtetë”.

Po ashtu i sjell ndërmend kryeministrit se donatori më i madh në vend është BE-ja, me 100 milion euro.

REAGIMI I AMBASADËS

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *