Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr videon e qytetarit: Kam shitur gjakun e trupit për të ushqyer fëmijët


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar një video në të cilën paraqitet një dëshmi e dhimbshme e një qytetari i cili shprehet se është detyruar të shesë dhe gjakun e trupit për të mbajtur me ushqim fëmijët e tij.

“Kam shitur edhe gjakun e trupit për fëmijët, se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes i pashë fëmijët që s’kishin as për të ngrënë, as për të pirë dhe u detyrova që të shisja gjakun e trupit se nuk i shikoja dot në atë gjendje.

Djali i madh thotë dua bukë, ai i vogli thotë ‘am am’ se nuk flet dot.”– thotë qytetari me kokën ulur para kamerës.

Në fund të videos, PD paralajmëron se nesër radha mund t’i vijë dikujt tjetër.

 “Është koha për ndryshim. Është koha për të larguar Edi Ramën.”– shkruan Basha krahas videos së kësaj dëshmie.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet